Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sapo ka arritur në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel për ta zhvilluar takimin me Shefin e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përpara takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug.
Borrell pritet që paraprakisht ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Takimi trepalësh mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësuesit evropianë pritet të fillojë rreth pas pak minutash.Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka planifikuar të flasë për rezultatet e dialogut pas këtij takimi.