[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiqi kundër ndarjes së Kosovës, sepse e do të tërën!



Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, me rastin e propozimit të Kongresmenit Republikan, Dane Rohrabacher rreth shkëmbimit të territorit të Jugut të Serbisë me veriun e Kosovës, ka deklaruar se kjo është vetëm një përpjekje për të kërkuar zgjidhje tjera, por sipas tij Serbia ka kushtetutën e vet, e cila në mënyrë të qartë flet për integritetin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq ka thënë se Rohrabacher është i afërt me lobin shqiptar, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se janë përpjekje për të kërkuar zgjidhje tjera, gjë që nuk kisha dashur t’i komentoj. Ne kemi Kushtetutën tonë, e cila në mënyrë të qartë flet për integritetin”, ka shtuar Vuçiq.