[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiq thotë se u falënderua nga dikush në Kosovë për ndaljen e trenit (VIDEO)



Pavarësisht provokimeve e tensioneve me murin tek Ura e Ibrit dhe trenin serb, dialogu mes Kosovës e Serbisë do të vazhdoi të martën në Bruksel.

Madje, në takimin e 24 janarit, kreu i qeverisë serb, Aleksandër Vuçiq, tha se do të udhëtojë bashkë me shefin e shtetit, Tomisllav Nikoliq.

Vuçiq tha se nga pala kosovare pret qasje të arsyeshme e jo tentim për të treguar se Kosova është një shtet funksional, gjë që sipas tij, nuk qëndron.

Ai shprehu frustrimin e tij rreth reagimeve që u bën për trenin serb që u nis ditë me parë për në veri të Kosovës, dhe reagimin e kësaj të fundit.

Bile për ndaljen e trenit në Rashkë, Vuçiq tha se u falënderua nga dikush në Kosovë, por nuk përmendi emra.

Sipas shefit të qeverisë serbe, nuk është e drejtë që mbishkrimi në trenin serb të cilësohej provokim, ndërsa droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe midis Beogradit të cilësohet imtësi.