[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiq: Të gjithë po ikin nga tema e Mitrovicës



Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha se në mbrëmje në Bruksel pret bisedime të vështira për të gjitha çështjet e hapura me delegacionin e Prishtinës.

“Besoj që temat do të jenë për drejtësinë, gjyqësorin, Bashkësinë e komunave serbe, të gjitha çështjet e hapura, ndoshta Mitrovica, edhe pse të gjithë janë duke ikur prej saj”, ka thënë Vuçiq sot në një konferencë për shtyp, raporton Blic.

Vuçiq tha se temat nuk janë dakorduar paraprakisht dhe se “nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

“Ai theksoi se bisedimet në Bruksel kurrë nuk janë të këndshme, dhe ato janë një barrë e rëndë nga të cilat i funksionon ‘refleksi Pavlov’”, (një eksperiment i shkencëtarit rus Pavlov, për traktin dixhestiv të qenve, vërejtje e Gazeta Express), ka thënë ai.

“Por nuk kukas dhe nuk ankohem, nuk ka kuptim, pasi që serbëve me probleme të panumërta u mungon vetëm Kryeministrin i cili do të qante për fatin e tyre”, ka shtuar Vucic.

Takimi në Bruksel do të fillojë sonte rreth 19 me takime bilaterale të ndara të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, me delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi.

Pastaj bisedimet e përbashkëta do të mbahen gjatë një darkë pune. /GazetaExpress/.