[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiq: Provokim për tensione? Nuk jam i çmendur, kjo më së paku i konvenon Serbisë!



Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje BE-së që të thonë të vërtetën rreth negociatave në Bruksel dhe se sipas tij, Serbia ajo që më së paku i konvenon një rritje e tensioneve rreth Kosovës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të medieve serbe, përcjell Telegrafi, në lidhje nëse në tavolinën e bisedimeve ishte njohja e pavarësisë së Kosovës, ka thënë se “rregullat e Brukselit ndryshojnë në 15 minuta”, dhe se pala shqiptare ka mbështetjen e BE-së.

“Është sikur kur luan një lojë të basketbolli në të cilën në çerekun e parë vlen ‘tresekondshi’, në të dytin nuk aplikohen hapat dhe në të tretin nuk vlejnë as faullët”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri serb ka thënë se para takimit me kryeministrin dhe presidentin e Kosovës, i kishte marrë temat e diskutimi, të cilat sipas tij kur takimi kishte filluar, ato ishin ndryshuar.

Ai, ndër tjerash ka thënë se Prishtina akuzon serbët dhe i fyen ata, dhe gjatë negociatave “shkelin atë që është rënë dakord 15 minuta më parë”. /Telegrafi/