[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiq: Për njohjen e Kosovës nuk do të flitet në Bruksel



Në Bruksel sonte do të mbahet raundi i ri i dialogut në mes të Prishtinës dhe  Beogradit  ku pos kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Lidhur me këto bisedime ka folur edhe kreu i ekzekutivit serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se është e qartë se dikush nuk dëshiron vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe se sipas tij “është e qartë poashtu se njohja e Kosovës apo tërheqja e urdhërarresteve nuk do të jetë temë e dialogut të sotëm, si dhe përdorimi i armëve në veri të Kosovës do të jetë  temë e rëndësishme”.

Ai shtoi se më mirë do të ishte që “pala e Prishtinës të thoshte se nuk dëshiron të bisedojë, sesa të shpik tema për të cilat nuk do të bisedohet”,raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.