[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiq nervozohet keq me liderët e Kosovës



Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia po bën çmos për ta ruajtur paqen më Prishtinën, ndërsa nga kjo e fundit nuk presin asgjë

Ai ka thënë se situata është komplekse, duke shtuar se pasdite do të shkojë në Rashkë, aty ku u ndal treni i Serbisë, dhe do të bisedojë me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

ETC-ELKOS (1)

“Ne do të bëjmë çmos për ta ruajtur paqen, ndërsa nga Prishtina nuk presim asgjë”, ka thënë kryeministri serb, Vucic.

Vucic për mediat nuk ka komentuar mbi detajet e takimit të mbrëmshëm në Bruksel me palën kosovare, mirëpo ka thënë se jo çdo gjë varet nga pala serbe.