[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiq, mesazh shqiptarëve: Mos luani me mjete dhe me armë



Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka shpresa të mëdha përpara vazhdimit të nesërm të dialogut me Prishtinën nesër në Bruksel, por se ai shpreson në një mesazh të qartë të BE-së në lidhje me siç ka thënë ai, “përdorimin e armëve dhe mjeteve, ku ato nuk e kanë vendin”.

“Nuk kam pritje të mëdha, është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin, dhe se gjithçka të zgjidhet në mënyrë tjetër”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Siç ka shtuar ai, shpreson gjithashtu se kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të vendosë që takimet të jenë më të zakonshme, për shkak se, sipas tij, incidentet po ndodhin pikërisht kur mbledhjet nuk mbahen për një kohë më të gjatë.

Ai, siç shkruajnë më tej mediat serbe, ka thënë se këmbëngul që të gjitha problemet të zgjidhen përmes dialogut, edhe pse siç ka thënë më tej Vuçiq, e ka humbur disi besimin tek negociatorët nga pala shqiptare.

“Unë e kam humbur besimin në përfaqësuesit shqiptarë,… Si mundet t’i besoni dikujt që flet bukur, e pastaj, të nesërmen të dërgojë 14 tanke dhe tu thotë të futen, unë nuk e di se ku”, ka thënë Vuçiq duke porositur autoritetet në Prishtinë duke u thënë që të “mos luajnë me mjete dhe me armë”. /Telegrafi/