• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vuçiq: Kërkohet të pajtohemi me hyrjen e Kosovës në OKB, s’mund t’ia ndalim anëtarësimin në KiE dhe NATO

nga Bota Press
23 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është shprehur i gatshëm që të bisedojë me ndërmjetësuesit evropianë por edhe me drejtuesit e Kosovës për ta gjetur një kompromis mbi mosmarrëveshjet me Kosovën, duke u ankuar se po i kërkohet që Serbia të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe Këshillin e Evropës.

Ai ka dhënë sinjale se Serbia mund ta pranojë mos-pengimin, por ka thënë se s’do t’i duartrokasë anëtarësimet eventuale të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e tyre në organizata ndërkombëtare si Këshillin e Evropës, as nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e tyre në NATO, megjithatë kam thënë se nëse presin duartrokitjen tonë, diçka të tillë nuk do të marrin, por nuk mundemi ta parandalojmë atë”, ka deklaruar Vuçiq.

Syla: Kurti do të dezertojë para Asociacionit

Vuçiq ka folur për nevojën e rritjes së besimit mes Serbisë dhe Kosovës dhe të ndërtohet një paqe afatgjatë. Megjithatë, ka theksuar ai, së pari duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Ajo që mund të bëjmë, thotë ai, është të diskutojmë se si të rrisim nivelin e besimit mes nesh dhe shqiptarëve dhe si të ndërtojmë një pozicion për një paqe afatgjatë në të ardhmen.

“ASK nuk është dhe nuk mund të jetë një organizatë joqeveritare, ajo ka 22 parimet e nënshkruara në Bruksel në vitin 2015. Ka synime, strukturë organizative, e theme këtë sepse të tjerët do të donin të vendosnin se si do të dukej ASK”, ka thënë ai.

“Dua të them se tani po bëhet një luftë e madhe për ASK-në, është e qartë se ata do të përpiqen të thonë se 21 nga këto 22 parime nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe prandaj nuk do ta bëjnë këtë, por e pashë vendosmërinë e amerikanëve për këtë çështje, besoj se në muajt në vijim më në fund do të mund të përfundojë”, ka shtuar Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se më nuk flitet për njohje reciproke.

“Nuk flitet më për njohje reciproke, që do të thotë se ne arritëm diçka, nuk thuhet se duhet të votojmë pro, mund të votojmë edhe kundër, por duhet të pranojmë anëtarësimin e tyre. Nuk përmendet miratimi ynë për hyrjen e Kosovës në OKB, por ne do ta pranonim de fakto anëtarësimin e tyre, pra do t’i ndihmonim të tjerët që ta votojnë atë”, ka thënë Vuçiq.

Tags: Albin Kurtialeksander vucic

Të ngjashme

Ekskluzive

“Më jepte dhurata deri në 1 mijë dollarë, përdorte makinat e FBI për të bërë seks”, kush është gruaja që ‘fundosi’ McGonigal

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Lajme

Milaim Zeka ka një pyetje për ata gazetar mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Botë

Aksident mes autobusit dhe kamionit në New Jork, gjashtë të vdekur

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Lajme

“Kuku u kallëm krejt” – Reagon Artani teksa Melisa zhvesh bluzën

nga Bota Press
29 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • “Më jepte dhurata deri në 1 mijë dollarë, përdorte makinat e FBI për të bërë seks”, kush është gruaja që ‘fundosi’ McGonigal
  • Milaim Zeka ka një pyetje për ata gazetar mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë
  • Aksident mes autobusit dhe kamionit në New Jork, gjashtë të vdekur
  • “Kuku u kallëm krejt” – Reagon Artani teksa Melisa zhvesh bluzën
  • Zbutet pak Vuçiqi: Kemi nevojë për paqe e për jetë normale…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.