• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vuçiq e ndjek Veriun e Kosovës me kamera, si Big Brother, thotë se ushtarët e FSK po shëtisin atje

nga Bota Press
10 Maj, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Serbët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës por edhe në dy qytetet tjera, Leposavic dhe Zubin Potok, janë pothuajse plotësisht të dirigjuar nga Beogradi dhe politika e Aleksander Vucic.

Kjo ka bërë që Serbia dhe Vucic të shtrijnë influencën e tyre në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Madje Vuçiq me një veprim të bërë në konferencën e tij për media të mbajtur para katër ditësh, në një formë ka “konfirmuar” se ka qasje edhe në kamerat e sigurisë që janë të vendosura në veri të Mitrovicës, duke e pasur të mundur kështu të kontrollojë edhe lëvizjet që bëhen në atë pjesë të Republikës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media të mbajtur të premten e javës së kaluar, në monitorin prapa shpinës së tij ka publikuar pamje që pretendon se janë të datës 5 maj, e që sipas tij shfaqin një makinë të Ushtrisë së Kosovës që lëviz ne pjesën veriore të Mitrovicës.

Vuçiq në këtë konferencë fillimisht ka shfaqur edhe letrën që mban nënshkrimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, për marrëveshjen e bërë me NATO-n se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk futen në pjesën veriore pa një marrëveshje paraprake me misionin e KFOR-it që është në kuadër të NATO-s.

“Shikoni, kjo është ajo çfarë Thaçi ka nënshkruar, që FSK-ja nuk do të duket në veri të Kosovës. Publikoni pamjet. Këto janë foto të ditës së djeshme dhe të pardjeshme, një veturë me tabela të FSK-së në veri të Mitrovicës”, ka thënë Vucic.

Ai tutje ka vazhduar me pretendimet e tij se Kosova po i shkel të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, përfshirë edhe këto me NATO-n

“Ata po shkelin çdo marrëveshje që e kanë nënshkruar”, ka thënë Vucic, duke shtuar se Kosova nuk shqetësohet për marrëveshjet dhe sipas tij po “synohet të provokohen serbët më qëllim të shkaktimit të incidenteve”. /Express/

Të ngjashme

Lajme

Ambasadori zviceran për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi: Kërkohet guxim

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Botë

Zelensky takohet pas 3 muajsh me bashkëshorten

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Botë

Rusia bombardon shkollat në Ukrainë

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Kosovë

Përplasen pozitë e opozitë në mbledhjen konstituive

nga Bota Press
17 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kurti takohet me kundërshtarin e përhershëm të Van Damme-it, Pjetër Malotën
  • Presidenti malazez Gjukanoviq nesër takon edhe kryeparlamentarin Konjufca
  • Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin
  • Ambasadori zviceran për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi: Kërkohet guxim
  • Zelensky takohet pas 3 muajsh me bashkëshorten

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.