[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiç: Tani kemi marrëveshje që treni të futet në Kosovë



Kryeministri serb Aleksnadar Vuçiç pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka përsëritur pikëpamjet që janë marrë nga selia e agjencisë së NATO-s për funksionimin  e Shërbimit Policor të Kosovës në veri.

Vuçiç ka theksuar se në ditën e kthimit të trenit që ishte nisur për në Mitrovicë, kishte përpjekje për turbullira por se për këto gjëra ekziston një marrëveshje.

Tani ata thonë se nuk kemi një marrëveshje me shkrim, por ne kemi atë. Por kjo nuk është pjesë e asaj që ne kemi diskutuar dhe kemi një marrëveshje verbale. Ju e dini, që në Bruksel kanë vetëm dy marrëveshje me shkrim, dhe çdo gjë tjetër është arritur si marrëveshje verbale”, ka thënë Vuçiç, transmeton Indeksonline.

Sipas tij ajo që u ra dakord për urën në Mitrovicë si dhe Telekomin, ishin marrëveshje në formë verbale.

Por çfarë kur dikush është duke u përpjekur të krijojë turbullira në thelbin e formimit, atëherë vërtetë ka një problem të tillë. Të gjithë, unë besoj se do të mbetemi të qëndrueshëm dhe të fortë si një shkëmb, sepse kjo do të thotë të kemi suksese ekonomike dhe standard të mirë të jetesës për qytetarët”, ka shtuar Vuçiç.

Sipas tij shqiptarët tashmë kanë gjetur zgjidhje të qetë dhe racionale.

Ne kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë dhe unë besoj se në mund të zgjedhim problemet në një mënyrë të qetë, racionale dhe të arsyeshme. Automjetet e blindura, tubat e gjata nuk na qojnë askund dhe nuk janë pjesë e zgjidhjes. Për ne, problem është vetëm një gjë, mbajtja e armëve të vogla dhe mbajtja e armëve të rënda”, ka përfunduar Vuçiç.