[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vucic në Davos: Kam kontaktuar shqiptarët, do t’i zgjidhim problemet në mënyrë paqësore



Kryemistri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka kontaktuar me autoritetet në Kosovë për problemet e fundit në mes të Beogradit dhe Prishtinës

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq në Davos të Zvicrës ka thënë se problemet që janë shkaktuar në marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, beson se do të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe racionale, mirëpo ai ka shtuar se automjetet e blinduara nuk e zgjidhin problemin, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Ne kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë, dhe unë besoj se ne mund të zgjidhim të gjitha problemet në mënyrë paqësore, racionale dhe të arsyeshme”, ka thënë Vuçiq.

Më herët, Vuçiq kishte thënë se do të mbajë takim urgjent me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për problemet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.