Presidenti serb Aleksandar Vucic, ka folur një ditë pas takimit në Bruksel që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Vucic dje gjatë konferencës si pikë të parë e përmendi çështjen e trupave të serbëve të pagjetur, duke thënë se ka lokacione që dyshohen për varreza masive por nuk kanë marrë përgjigje nga Prishtina për të hetuar ato.
“Ne kemi dërguar kërkesë për Koshare për zhvarrosje dhe nuk kemi marr asnjë përgjigje, kemi kërkuar që të kemi qasje edhe ne Suhareke Istog, Klinë Mejë Gjakovë për asnjë lokacione nuk kemi marrë përgjigje nga ana e Prishtinës. Bislimi na ka thënë se nuk do të lejojmë që të kryhen zhvarrime pasi do të mendohet se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve. Kur kemi menduar se po merremi vesh kemi parë refuzim për shkak të Velko Odaloviq dhe ai duhet të largohet nga Komisioni dhe unë kam reaguar ashpër” ka thënë Vucic.
Ai htoi se ka shpalosur disa tema që i ka ngritur kyeministri Kurti, derisa tha se ai e kishte pyetur 10 herë radhazi për njohjen e Kosovës.
“Shikoni se çfarë pyetje kanë ngritur. E para 10 herë e ka përmendur fjalën pranimi i Kosovës duke pyetur kur kur kur do të ndodh dhe ka marrë vetëm një herë përgjigje dhe të fuqishme kurrë. Ju kam thënë qe jemi shtet i pavarur dhe kemi qëndrimin tonë pa marrë parasysh që kemi marrëdhënie të mira SHBA-të. Pastaj ka thënë se po armatosemi për shkak të tyre. Serbia si shtet i pavarur ka të drejtë të armatoset dhe të mbrojë popullin” ka thënë më tutje Vucic.
Ndërsa tutje ai tha se ndoshta kishte fyer Kurtin kur i dha përgjigje në lidhje me kryetarin e Komisionit per Personat e Zhdukur, Veljko Odalovic.
“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, shtoi ai./