Vuante nga kanceri në mushkëri, ndahet nga jeta në moshë të re futbollisti(Emri)

Futbolli zviceran është sot në zi. Futbollisti Nikolas Shindelohlz është ndarë nga jeta parakohe, pasi nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë, pasi vuante nga kanceri në mushkëri.

Shindelohlz ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, e ndërsa kujtojmë se ish-klubi i tij Arau, e bëri publik lajmin në gushtin 2020 se ai vuante nga kanceri në mushkëri, dhe rreth një vit më pas “vari këpucët në gozhdë”.

Ditën e djeshme, Shindelholz humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare.

I lindur më 12 shkurt 1988 në qytetin Biningen të Zvicrës, ai e nisi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Bazelit, ku u aktivizua me moshat U-18 dhe U-21.

Më pas veshi edhe fanellat e Tun, Luzern dhe së fundmi Arau në Superligën e Zvicrës./Botapress.info/

ngjashme