[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vritet ministri i Mjedisit në Burundi



Një person i armatosur e ka qëlluar për vdekje ministrin e Mjedisit të Burundit, njofton policia vendore.

Vrasja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, dhe është vrasja e parë e ndonjë fiture të lartë qeveritare në gati dy vite të dhunës politike në Burundi, transmeton Express.

Emmanuel Niyonkuru, 54-vjeçar, u sulmua derisa po udhëtonte për në shtëpi në kryeqytetin Bujumbura, ka njoftuar policia e Burundit.