[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vritet i riu kosovar me 22 plumba në qendër të Malmos



Ne pranga ka rënë një 22 vjecar i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit.

Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë ndërsa dëshmitarët të cilët kanë njoftuar policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë, por vetëm të riun e shtrirë në tokë.

“Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes të martën ne kemi gjetur një person mashkull në terren i plagosur “, tha zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt i cili shtoi se shumë shpejt ai humbi jetën në krahët e tij.

Në fakt Malmo raportojnë mediat është një qytet jugor në Suedi ku nuk kanë munguar përplasjet multikulturore ku shumë prej emigrantëve grinden mes tyre duke mbrojtur kulturën e tyre të origjinës.

Alban Ibraj, ishte një shqiptar nga Kosova që kishte emrigruar prej vitesh në Suedi bashkë me familjen.