• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Vrasja në Gllogjan ishte e paramenduar, vrasësi ishte profesionist”

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, ka thënë se në bazë të gjurmëve në vend të krimit dhe asaj që dihet deri tani për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan del se personi që ka kryer vrasjen ka qenë profesionist dhe vrasja ka qenë e paramenduar.

“Është shqetësim dhe një indikator pasigurie kolektive, por ana tjetër e medaljes është pak më ndryshe. Nuk duhet t’i përbaltim institucionet, sepse krimi është i pashmangshëm gjithandej. Sipas statistikave, shkalla e zbulueshmërisë së Policisë së Kosovës këtë vit është rritur për 8 %”.

“Është e panjohur sepse rrethanat kanë qenë të tilla, por reflekton se vrasësi është profesionist. Vrasja e trefishtë nuk ka qenë e çastit, as e momentit në kuptimin e emocionit.

Ato pak gjurmë që janë gjetur reflektojnë ose përcjellin mesazh që bëhet fjalë për një person. Ai person është parë i vetëm, por i vetëm nuk ka ardhur në atë situatë. Ka qenë vepër e paramenduar, derisa i dyshuari si vrasës ka qenë profesionist”.

Çollaku, në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se nuk beson se vrasësi ka qenë vetëm dhe ka pasur mbështetje.

“Mendoj që jo. Mendoj që ka pasur mbështetje, por nuk ka qenë vetëm. Personi që aq shpejt ka tretur nga hapësira, ku është kryer vepra penale, më jep të kuptoj se ka qenë akt i përgatitur dhe ka qenë edhe dikush që e ka mbështetur në ikjen nga vendi i ngjarjes dhe moslënia e gjurmëve të lehta për t’u identifikuar fillimisht dhe më pas për t’u kapur. Deklarata e kryeministrit Albin Kurti dhe ofrimi i shpërblimit prej 20 mijë eurosh është praktikë që ndodh në shumë vende të tjera. Është mekanizëm që praktikohet dhe mendoj se nuk ka asgjë të keqe, sepse është mbështetje për organet që kanë mandat. Kryeministri dhe qeveria nuk kanë mandat.

Tags: vrasja ne Gllogjan

Të ngjashme

Kosovë

Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Lajme

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Kosovë

Prishtinë: Krijohen kolona të gjata pas shndërrimit të unazës në njëkahore

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Kosovë

Publikohet raporti i fundit për rastet me Covid në 24 orët e fundit

nga Bota Press
21 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë
  • Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë
  • Prishtinë: Krijohen kolona të gjata pas shndërrimit të unazës në njëkahore
  • Publikohet raporti i fundit për rastet me Covid në 24 orët e fundit
  • Ekspertët: Turqia kërkon vëmendjen e Presidentit Biden

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.