[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vrasja e pasionit/ Në makinë u gjet dhuratë për “Shën Valentinin”



Viktima e dy ditëve më parë, Ermira Dushi (Arapi), dyshohet të ketë qenë shtatzënë, çka mund të jetë bërë shkak i tragjedisë ku i dashuri i saj, Drini Derveni, vrau atë dhe më pas veten.

Sipas ekspertëve të hetimit, ky dyshim është ngritur nga këqyrja e trupit të 29-vjeçares, e cila ka rrumbullakosje mjaftueshëm aq sa për t’u dukur disa-javshe shtatzënë.

Por, kjo nuk konfirmohet zyrtarisht deri në mbërritjen e përgjigjes nga mjekësia ligjore në Tiranë.

“Janë dërguar mostrat në Tiranë dhe priten përgjigjet e sakta. Nga këqyrja paraprake dukej sikur Ermira Dushi ishte shtatzënë, por kjo mbetet ende në kuadër dyshimi dhe nuk mund të konfirmohet deri sa fjalën e fundit ta thonë ekspertët e mjekësisë ligjore”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit.

Ndërkohë Policia, nga këqyrja që i bëri mjetit, gjeti pistoletën e cila i kaloi laboratorit të kriminalistikës, ndërsa janë kryer veprimet përkatëse nëse në dorën e 32-vjeçarit ka shenja të barutit. Ndërkohë, burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se në makinë është gjetur edhe një pako në formën e një dhurate. Burimet nuk konfirmuan se çfarë kishte brenda pakos dhe për cilin prej tyre ishte destinuar, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një dhuratë për “Shën Valentinin”. /Panorama/