Vrasja e mësueses 63 vjeçare dyshohet se u bë derisa ajo ishte në gjumë

Mëngjesin e sotëm 63 vjeçarja Sadije Godeni u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku vrasjen e saj me sëpatë po dyshohet se ka kryer bashkëshorti i saj Izet Godeni. i cili tashmë është arrestuar.

63-vjeçarja thuhet të ishte në gjumë.

E më pas, 70-vjeçari u vetëdorzua në polici me të nisë muzgu, të cilët më pas ia konfiskuan sëpatën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.

LEXO EDHE KETE

Gjashtë vrasje ndodhën si shkak i dhunës në familje gjatë këtij viti 

 

Rasti i ndodhur i tmerroi banorët e lagjes Tophane, të cilët çiftin e përshkruajnë si të qetë e pa probleme.

Sadije Godeni, qe 28 vjet ishte mësimdhënëse në shkollën “Dardania”. Të pikëlluar fort, kolegët e të ndjerës thonë se e priten që ajo të dilte para nxënësve edhe të premten.

Edhe pse kishin muhabet të gjatë një ditë më parë, drejtori thotë se 63-vjecarja nuk shfaqi asnjë shenjë që diçka nuk ishte në rregull.

Nxënësit thonë se nga mësuesja e ndjerë kanë veç kujtime të mira.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës thonë se shkaqet që quan në këtë ngjarje nuk dihen ende, e siç mëson televizioni ky është rezultat i mosdeklarimit të të dyshuarit në lidhje me atë që ndodhi në shtëpinë që jetonin veç çifti.

Sipas avokates së të dyshuarit, Myrvete Hashani-Jashari, klienti është në gjendje të mirë psikologjike dhe se seanca për shqiptimin e masës ose jo të paraburgimit të tij do të mbahet gjatë të shtunës./Botapress.info/

 

ngjashme