• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vrasja e Hamides, çfarë po ndodh me 4 zyrtarët policorë të suspenduar

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur shqyrtimin e rastit të suspendimit të katër zyrtarëve policorë në Lipjan. Suspendimi i Komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve u bë pas vrasjes së gruas shtatzënë Hamide Magashi.

Zyrtarët policorë, sipas IPK-së, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit, që ka të bëjë me zbatimin e urdhrit-mbrojtës për Hamide Magashin, e vrarë nga ish-burri i saj Sokol Halili – i cili refuzoi dorëzimin në polici duke vrarë edhe veten.

LEXO EDHE KETE

Skandaloze: Dokumenti ku i kërkohet Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se në këtë rast prokuroria do të veprojë konform dispozitave ligjore.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria është në fazë të shqyrtimit të kësaj çështjeje dhe do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera”, tha Ulaj.

Gjatë ditës së hënë, i kontaktuar nga Gazeta Express, prokurori në rastin e vrasjes së gruas 35-vjeçare, Ilaz Beqiri, duke mos dhënë detaje tha se prokuroria ndërmerr veprime kudo që ka dyshime për vepër penale.

“Nëse ka vepër penale, prokuroria ndërmerr veprime kudo që ka dyshime për vepër penale”, tha shkurtë Beqiri.

Inspektorati Policor i Kosovës nuk ka kthyer përgjigje nëse për këtë çështje po hetohen edhe zyrtarë tjerë policorë.

Megjithatë, të shtunën IPK njoftoi se kishte bërë hetim mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit Sokol Halili.

“Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “. Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues). Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore nga IPK është rekomanduar suspendimi i këtyre zyrtarëve policorë”, kishte njoftuar IPK.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është zotuar se s’do të lërë gurë pa lëvizur për zbardhjen e vrasjes së 35-vjeçares Hamide Magashi.

Disa orë pas vrasjes së shtatzënës, Policia e Kosovës kishte arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit. Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime. /Botapress.info/

Tags: Hamide MagashiKosovespolicia

Të ngjashme

Aktuale

Osmani: Për mua, çështja e kufirit Kosovë-Mali i Zi është e mbyllur

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Aktuale

Haziri shpalos dy kushtet e Kurtit që janë të papranueshme për BE-në

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Aktuale

Isa Mustafa: Kurti u thoshte votuesve që Asociacioni nuk kalon, pse duhet të kalojë tani?

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Aktuale

Kriza s’i prek bankat: 140 milionë euro fitim i pastër gjatë vitit 2022

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Pas shumë përpjekjeve, FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi pak orë më parë
  • Osmani: Për mua, çështja e kufirit Kosovë-Mali i Zi është e mbyllur
  • Haziri shpalos dy kushtet e Kurtit që janë të papranueshme për BE-në
  • Isa Mustafa: Kurti u thoshte votuesve që Asociacioni nuk kalon, pse duhet të kalojë tani?
  • Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.