Detaje të reja pritet të dalin këtë javë në lidhje me vrasjen brutale të Caroline nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera.
Siç tha për SKAI avokati i autorit, Alexandros Papaioannidis, brenda javës do të kemi rezultatet nga kamerat, biseda telefonike por dhe informacione për llogari sekrete bankare, ku sipas tij do të sqarohen edhe motivet e krimit të rëndë që tronditi të gjithë Greqinë.
“Është një javë gjatë së cilës çështja po evoluon në nivelin e marrjes në pyetje. “Ne jemi duke pritur raporte për çështje bankare të fshehta, biseda telefonike dhe kamerën, që do të konfirmojnë pretendimet e veprimit të rrëfyer të klientit tim në lidhje me motivimin e ngjarjes” -tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai mohoi kategorikisht skenarët për bashkëpunëtorët, duke theksuar se “ata janë hetuar si nga policia ashtu edhe gjatë marrjes në pyetje”. I pyetur për motivet e autorit të krimit, z. Papaioannidis vuri në dukje se “ishte një krim, të cilin ngjarjet e asaj nate fatale e shkaktuan atë”. Së fundi, ai nënvizoi se edhe rasti në lidhje me kujdestarinë e fëmijës do të shqyrtohet më 7 tetor.