Në Prishtinë, vota nga diaspora ka më së shumti Arben Vitia 122, ndërsa Përparim Rama, 15 vota, shkruan Gazeta Botapress.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), para pak minutash ka nisur numërimin e votave nga diaspora për garën e balotazhit. Gazeta ka siguruar disa nga rezultatet pas numërimit të votave të diasporës, ku nga to janë edhe rezultatet për Prishtinë.
Përparim Rama ka fituar 15 vota nga diaspora, Arben Vitia 122 vota.
Kujtojmë që KQZ ka pranuar rreth 1.600 zarfe me fletëvotime të supozuara derisa pas verifikimeve të nevojshme janë pranuar 2.658 aplikimi individuale.
Nga ky numër janë pranuar si të rregullta 2379 aplikime derisa janë refuzuar 279 pako. /Botapress.info/