Von Cramon: Pres largimin e barrikadave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar mbi zhvillimet e fundit në vend.

Ajo përmes llogarisë së saj në “Twitter”, ka thënë se pret largimin e barrikadave serbe në veri të Kosovës.

LEXO EDHE KETE

Në Holandë miratohet rezoluta për pezullim të vizave për Serbinë

Cramon potencoi se paqja dhe stabiliteti në veri duhet të jetë prioritet dhe se sulmet ndaj ushtarëve të EULEX-it dhe deklaratat e Vuciqit për rikthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme.

“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, ka shkruar ajo./Botapress.info/

ngjashme