[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vokrri, serbëve: T’i varrosim sakicat e luftës, ta zhvillojmë një ndeshje futbolli



Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka “hedhur topin” te pala serbe, duke shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një ndeshje futbolli mes Kosovës dhe Serbisë.

Vokrri në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic’, ka folur për kohën e kaluar te Partizani i Beogradit si futbollist,  pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, dhe shumë gjëra tjera më rëndësi.

Edhe pse Serbia me politikën e saj ka parandaluar anëtarësimin e FFK-së në organizatat ndërkombëtare, madje e konstatoi edhe pranimin në UEFA duke u ankuar në CAS, Fadil Vokrri në intervistën për ‘Blic’ ka kërkuar që të harrohet e kaluara, dhe këto dy shtete të zhvillojnë një ndeshje futbolli, të cilën është dashur ta zhvillonin qysh moti, përcjell lajmi.net.

Në pyetjen provokuese nëse përfshirja e tij në lobimin për pavarësinë e Kosovës dhe puna për anëtarësimin në UEFA dhe FIFA është një “thikë pas shpine” për Serbinë për gjithë atë që i ka dhënë në karrierën prej futbollisti, kreu i FFK-së u përgjigj:” Nuk e di pse e keni këtë përshtypje. Unë nuk ia nguli thikën askujt pas shpine. Mendoj që secili e bën punën e vet. Mua Partizani më ka dhënë mjaft, por edhe unë i kam dhënë mjaft Partizanit (të Beogradit). Po të na dëgjonin neve, Kosova dhe Serbia qysh moti do të luanin kundër njëra-tjetrës. Jemi të gatshëm që t’i varrosim sakicat e luftës dhe qysh sot të zhvillojmë atë ndeshje”.