
Vëllai i Blerim Velës, shefit të Stafit në Kabinetin e Presidentes, Driton Vela është mundur të thotë diçka përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, raporton Gazeta Express.
Ai e ka parë sukses regjistrimin e 932 rasteve të reja me COVID-19 në vend, sot kur numri i testimeve ishte për mbi 3 mijë më i vogël se ditën e djeshme, e edhe më i vogël në krahasim me ditët e kaluara.
Vela ka thënë se është ulur numri i rasteve të reja të infektuara me COVID-19, krahasuar me 20 ditët e fundit. Megjithatë, ai ka harruar të përmend që është ulur edhe numri i testimeve.