[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vllasi për idenë e Qosjes: Serbia do të vinte te ura e Ibrit



Avokati Azem Vllasi ka folur për deklaratat e akademik Rexhep Qosjes, për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Vllasi ka treguar nëse është e mundur shkëmbimi i territorit, që siç thotë Qosja, Serbisë t’i jepet Veriu dhe Kosova të marrë komunat në Luginat e Preshevës.

“Serbia nuk e hap këtë temë. Si ide nuk është e keqe, por është e komplikuar. Kur t’i normalizojna marrëdhëniet me këta kufij që na ka njohur bota, atëherë mund të shtrohet kjo pyetje. Tash me e fut këtë ide në bisedime, Serbia mund të kërkoj kufirin te ura e Ibrit”, ka deklaruar Vllasi.