[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vllasi: Muri duhet të rrëzohet, nuk duhet negociohet



“Rezoluta e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ish dashtë të gjej zbatim sot në Mitrovicë, dhe kjo nuk guxon të negociohet në Bruksel”, kështu ka deklaruar njohësi i çështjes politike Azem Vllasi për Gazetën Monitor.

Ndonëse kjo rezolutë nuk ka gjetur ende zbatim edhe në ditën e fundit të janarit, njohësit politik po konsiderojnë se një gjë e tillë është e vështir e zbatueshme.

Vllasi ka thënë se rezoluta e miratuar nga të gjitha grupet parlamentare nuk do të jetë e zbatueshme, sipas tij një gjë e tillë nuk guxon të negociohet në Bruksel.

Ai po ashtu ka deklaruar se zyrtarët e Kosovës kanë paralajmëruar data të kota për rrënimin e tyre. Sipas tij qeveritarët kanë dal jo serioz ndaj kësaj çështje.

“ Rezoluta e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ish dashtë të gjej zbatim sot në Mitrovicë. Kjo gjë nuk guxon të negociohet në Bruksel sepse është çështje e brendshme e Kosovës.  Zyrtarët e Kosovës kur kanë paralajmëruar data dhe afate për rrënimin e murit unë personalisht e kam ditë që nuk do të ketë asgjë konkrete prej kësaj pune. Pra, ata sot veç nuk i mbajtën fjalët e tyre” , ka deklaruar Vllasi.

Madje ai ka thënë se në Bruksel për murin mund të bisedohet vetëm me arsyeje se nuk është ndërmarr asgjë deri më tani.

“ Nga krejt kjo, këto data dhe afate ka dal e kundërta, ata po ashtu kanë thënë se nuk do të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel çështja e murit, por kam frikën se muri në veri do të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel. Opinioni një gjë të tillë nuk po din, dhe nuk është i informuar se çfarë po ndodhë me murin në veri”, ka thënë Vllasi

Rezoluta për murin në Veri të Mitrovicës ishte miratuar në seancën e 29 dhjetorit,  Kuvendi i Kosovës, sipas të cilës rezolutë rrënimi i këtij muri ilegal do të ndodhë brenda muajit janar.

Kjo projektrezolutë u votua në Kuvendin e Kosovës u votua pa ndryshime, me 74 vota pro dhe 2 abstenime.