[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjosa Osmani me një këngë reagon për fitoren e VV’së në Podujevë



 

U.d e presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në komunën e Podujevës.

Osmani në Twitter ka publikuar duetin e Alicia Keys dhe Brandi Carlile që është publikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Kjo këngë u publikua për t’i inkurajuar votuesit që sa më shumë të dalin në zgjedhje.“Sepse, ti ke zë”, ka shkruar Osmani në Twitter, pa dhënë më shumë komente.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.