Producentja e njohur Vjosa Berisha prej disa muajsh po përballet me luftimin e sëmundjes së kancerit. Për një përvojë të tillë, ajo foli disa javë më parë në rubrikën “5 data” të emisionit Prive.
Duke qenë një shembull i përballjes me këtë sëmundje me plot forcë dhe besim, Berisha ka vendosur që të realizojë një sesion me pyetje – përgjigje në Instagram me gra të cilat e ndjekin por që njëkohësisht po ballafaqohen edhe vetë me kancer.