[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjet u dënuan 168 nga 1458 të akuzuar për korrupsion (Video)



Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka folur për lëndët e korrupsionit në një paraqitje televizive.

Idrizi tha në KTV se në fillim të vitit 2016 kanë qenë 407 lëndë të natyrës korruptive ku të përfshirë ishin 956 persona.

Ndërsa më pas janë pranuar edhe 232 lëndë me 502 persona të akuzuar.

“Gjithsejtë në vitin 2016 kanë qenë 639 lëndë me gjithsejtë 1458 persona të akuzuar. Deri më tani janë përfunduar 47 lëndë ku janë dënuar me burg 60 persona. 33 lëndë janë përfunduar me dënim me gjobë ku janë përfshirë 41 persona. 51 dënime me kusht ku janë përfshi 67 persona. 70 lëndë me aktgjykim lirues ku janë përfshirë 146 persona. 31 lëndë me aktgjykim refuzues ku janë përfshi 70 persona”, theksoi Idrizi, raporton Koha.net.

Sipas kreut të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjithsejtë lëndë të zgjidhura janë 284 me 594 persona kurse për momentin 355 lëndë janë të pazgjidhura me 864 persona të akuzuar për keqpërdorim detyre, korrupsion, etj.

http://www.dailymotion.com/video/x5bnd7d_n-idrizi_news