• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vjen paralajmërimi i SBASHK-ut: Do të ketë grevë në janar

nga Bota Press
20 Dhjetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse Qeveria nuk i mban fjalët për Ligjin e Pagave do të bisedojnë me anëtarësinë për veprime të mëtutjeshme.

Jasharaj nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin e grevës në arsim.

“Është marrë në mënyrë të përshpejtuar projektligji dhe nga deklaratat që janë dhënë nga opozita dhe z.Nagavci dhe sistemi arsimit sa i përket koeficientit do të jetë në mënyrë meritore. Greva është e pezulluar, por jo e mbyllur dhe në janar do të merret vendimi për grevë dhe duhet Qeveria të ketë marrë mësim nga grevat që ka zgjatur shumë dhe të punojnë për ato që ka thënë vet dhe mos të kemi nevojë për grevë dhe jam optimist se kjo do të ndodh”, tha Jasharaj për Front Online.

Kreu i SBASHK-ut ka shprehur disa kritika edhe për ministren e arsimit, Arbërie Nagavcin.

Jasharaj tha se ministrja duhet t’i tejkaloj hatër mbetjet dhe të bashkëpunoj me SBASHK-un.

“Kabineti i ministres Nagavci ka arsyetuar se ka pasur angazhime, që nga greva e këndej nuk kemi pasur asnjë takim me z.Nagavci dhe kemi pritur që të kemi nja takim për të debatuar për të gjitha çështjet. Nëse ajo ka ndonjë nervoz ose hatër mbetje ajo duhet të tregojë dhe të thirr angazhime për dialog dhe nuk besoj që ka ndonjë inat por i ka mbetur hatri për grevën”, u shpreh Jasharaj.

Sindikalistët e arsimit kanë kërkuar 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Qeveria vendosi për një pagesë në mënyrë retrokative nga 50 euro deri në janar të këtij viti. Pas këtij vendimi greva në arsim u ndërpre me paralajmërimin se në janar mund të ketë sërish rikthim të grevës nëse nuk merren parasysh kërkesat e SBASHK-ut./Botapress.info/

Tags: greveSBASHKshkolla

Të ngjashme

Aktuale

E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kapja: Nurboja i LVV-së merr postin e guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?
  • Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.