• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vjen paralajmërimi i rëndë për AAK-në dhe PDK-në

nga Bota Press
19 Maj, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kur po afrohen zgjedhjet lokale, po vazhdojnë largimet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

E vet Haradinaj lidhur me këto largime ka thënë se po lirohen ata që nuk po mund të jenë plotësisht të përkushtuar për AAK-në.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë kësaj kohe, fokusimin kryesor dhe energjitë e saj i ka të orientuara për zgjedhjet komunale të radhës. Dhjetëra profesionistë të të gjitha fushave, përpos ekspertizës, duke shpërfaqur edhe vullnet për punë, do të garojnë në këto zgjedhje komunale. Organizimi i brendshëm i Aleancës, mbështetet në kuadrot që kanë gatishmëri e vullnet për angazhim. Ata të cilët për arsye të ndryshme nuk po mund të jenë plotësisht të përkushtuar, po lirohen nga përgjegjësitë që kanë në parti. Atyre u jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin, qoftë edhe vetëm njëditor, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, ka thënë Haradinaj.

Por pas këtyre largimeve, analisti politik, Faton Mehmeti po e paralajmëron shuarjen e AAK-së.

“S’ka asgjë që e pengon shuarjen e AAK-së, koha e së cilës ka mbaruar më 14 shkurt. Largimet e fundit nga kjo parti shpërfaqin shkatërrimin e kësaj partie te cilës po i rrënohen themelet e saj”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, AAK nuk mund të mbijetojë më në skenën politike në Kosovë.

“Largimet e vazhdueshme janë pasojë e shterimit të kontributit te saj për vendin. AAK-ja nuk ka kauzë të saj e cila do të mund ta mbante në skenën tonë politike, në këtë kuptim shuarja e saj është proces i pandalshëm”, shprehet Mehmeti.

Ndërkohë edhe Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të mbahet Kuvendi i ri zgjedhor, ku pritet të zgjidhët kryetari i ri kësaj partie.

E analisti Mehmeti paralajmëron largime edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Poashtu edhe në PDK pritet të ketë largime pas zgjedhjes së kryetarit të ri, i cili thuhet se do të zgjidhet në qershor. Forca mbështetëse ndaj partive të krahut të luftës duket se është në rënie të pandalshme”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti./Botapress/

 

Tags: AAK-PDKPDK AAK

Të ngjashme

Aktuale

Vdes trajneri i njohur i futbollit kosovar

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
Aktuale

Ngjarje e rëndë sapo tronditi Prishtinën, ka të vdekur…

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
Aktuale

S’ka kuorum, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
Aktuale

Molotov, dridhje sheshesh, gurë në kokat e policëve- Kosova digjej flakë nga Kurti i dikurshëm kundër Zajednicës

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Vdes trajneri i njohur i futbollit kosovar
  • A do të preket Kushtetuta me Asociacionin dhe marrëveshjen finale?
  • Ngjarje e rëndë sapo tronditi Prishtinën, ka të vdekur…
  • S’ka kuorum, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike
  • Molotov, dridhje sheshesh, gurë në kokat e policëve- Kosova digjej flakë nga Kurti i dikurshëm kundër Zajednicës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.