Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, u ka bërë thirrje Beogradit e Prishtinës që të përmbahen nga “loja” e akuzave të ndërsjella
McAllister ka deklaruar se Kosova e Serbia nuk duhet të rrezikojnë gjithçka që është arritur deri më tani në Bruksel në një proces mjaft të vështirë, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net
“Të gjithë e kemi parë çfarë ka ndodhur gjatë javëve të fundit dhe mendoj se këto zhvillime kërkojnë angazhim më të madh të të dy anëve”, është shprehur McAllister.