[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjen një paralajmërim i frikshëm nga ISIS-i për Evropën



Militantët e “Shtetit Islamik” do të ndërtojnë një bazë në Evropë nëse ata largohen nga Lindja e Mesme prej luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Shteti i Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina, është cilësuar si vendi ideal për të ngritur një franshizë të ISIS-it në Evropë, thotë aktivisti politik Djevad Galijaseviç.

Galijaseviç thotë se shteti i cili rrethohet me Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë, mund të jetë një vend ideal që xhihadistët të shpërndajnë ideologjinë e tyre.

“Infrastruktura islamike ka qëndruar në Bosnjë për tri dekada. Nuk është bërë asgjë në rrugën e parandalimit. Propaganda e ideve radikale dhe asistenca financiare për ekstremistët, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të forta. Çdokush mund të blejë një armë në Bosnje. Terroristët madje kanë edhe bankat e tyre”, ka thënë ai për Sputnik, transmeton Klan Kosova.

Vendi mysliman me 3.5 milionë njerëz, konsiderohet të jetë destinacioni i preferuar i ISIS-it nëse ata largohen nga epiqendrat e tyre në Siri dhe Irak.

Milan Pasanski, presidenti i Forumit për Studimin e Terrorizmit Ndërkombëtar, thotë se edhe Kosova është njëri nga tragetet e ISIS-it për t’i rivendosur operacionet e tyre pas largimit nga Lindja e Mesme.