• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vjen një lajm shumë i keq nga Onkologjia në Kosovë

nga Bota Press
12 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka vizituar gjatë ditës së djeshme Klinikën e Onkologjisë në QKUK, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Gjatë vizitës në Onkologji, Gexha-Bunjaku ka shprehur mbështetjen e plotë të MSH-së për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të prekurit nga kanceri i gjirit.

Por, Klinika e Onkologjisë tash e disa kohë përballet me mungesë të ilaçeve bazike për trajtimin e kancerit.

Një qytetare e cila ka shkuar para tri ditësh në Onkologji për të marrë terapinë e domosdoshme kundër kancerit, ka bërë të ditur për lajmi.net se ka hasur në mungesë të terapisë në këtë klinikë, gjë që e ka detyruar të kthehet në shtëpi.

“Na kanë thënë se mungon Transtuzumab-herceptina, pastaj edhe për pacientët që sëmundja ju ka kaluar në metastazë ka pasur mungesë të Zometas, edhe ata janë kthyer pa e marrë terapinë që e kemi të domosdoshme”, ka thënë kjo qytetare.

Lajmi.net ka provuar po atë ditë të marrë një prononcim nga drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurteshi, por i njëjti edhe pse i ka parë pyetjet e dërguara nga redaksia, nuk është përgjigjur në lidhje me mungesën e ilaçeve në këtë klinikë.

Më herët Kurtishi kishte deklaruar për lajmi.net se furnizimi me ilaçe do të bëhet së shpejti dhe se për detaje të tjera duhet të kontaktohet Barnatorja Qendrore e spitalit.

Nga drejtoria e SHSKUK-së e cila është përgjegjëse për furnizimin me ilaçe dhe medikamente të nevojshme, kanë thënë se furnizimet janë duke u realizuar.

“Sipas Shërbimit Farmaceutik në QKUK, furnzimet janë duke u realizuar, pritet që me alokimin e buxhetit të vazhdojë furnizimi i mëtejmë, sipas planifikimeve”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së SHSKUK-së.

Mungesa e barnave dhe ilaçeve të nevojshme në QKUK, e sidomos në klinikat që trajtojnë sëmundje të rënda, kishte shkaktuar polemika edhe më herët drejt Ministrisë së Shëndetësisë, por situata për pacientët vazhdon të mbetet e njëjtë, ku familjarët e pacientëve detyrohen që shpesh herë t’i blejnë vetë medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjeve.

Aktualisht në Klinikën e Onkologjisë në QKUK mungojnë ilaçet si: Herceptina, Zometa, Cisplatina, Etopoziti, Surafenib, Erlotinib. /Botapress.info/

Tags: Onkologjia dhe terapia

Të ngjashme

Aktuale

Me shkrim dhe gojë: Zyrat e Osmanit e Kurtit shpallin tenderë të njëjtë, japin rreth 150 mijë euro për përkthime

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Aktuale

Luksi i pushtetarëve – Kurti bllokon një fshat, zbarkon me xhipa të mëdhenj në finalen e futbollit të vogël

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Aktuale

Ndërtimet në Brezovicë: ​Prokuroria sërish me aksion

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Aktuale

“Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë”

nga Bota Press
8 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’
  • N.P.L “Përparimi” Sh. A, Shpall Konkurs për vendin e lirë të punës…
  • Digjet mali përreth rrugës Prishtinë – Pejë, AME dhe Policia s’kanë informacion
  • Fituesi i njëjtë, rekord i ri, masivitet e atraksione – rezultatet
  • “Fantazma” që po e drejton Ministrinë e Shëndetësisë, në kënd po aludon profesoresha e afërt me VV’në?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.