[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjen një lajm shumë i keq nga Gjermania për Kosovën



Gazeta gjermane FAZ ka thënë edhe një herë se Kosova ka një pavarësi të klasit të dytë.

Ajo  ka shkruar sot  se Kosova ka paguar deri tani rreth 220 milionë euro për shfrytëzimin e prefiksit të Monakos dhe Sllovenisë për dy rrjetet e telefonisë mobile. Po ashtu për çdo bisedë apo mesazh telefonik Monaco Telecom dhe Telekom Slovenija arkëtojnë mes 20 deri 50 për qind të shumës. Ndonëse Kosova do të ketë prefiks telefonik, bisedat me Serbinë do të zhvillohen me tarifë lokale. Serbët e Kosovës mund të kenë në të ardhmen edhe rrjetin e tyre të telefonisë mobile.

Në anën tjetër, komunat dhe enklavat e pakicës serbe në Kosovë në të ardhmen edhe formalisht do të jenë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës, shkruan gazeta. Për këtë kanë rënë dakord qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë në negociatat e Brukselit. Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë stemën dhe flamurin e vet dhe do të administrojë vetë politikën arsimore, shëndetësore dhe sociale. Gazeta shkruan se serbët e Kosovës do të kenë një ‘parlament’ të vetin me ‘qeveri’ dhe ‘president’, të cilët do t’i përfaqësojnë ata ndaj Prishtinës.

Ata po ashtu mund të zgjedhin shefin e tyre të policisë, ndonëse ai formalisht do të emërohet nga autoritetet kosovare. Por si “më i rëndësishmi” vlerësohet financimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe drejtpërdrejt nga Serbia, që të kujton Republikën Serpska në Bosnje-Hercegovinë”./DW