Nga 1 qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase.
Kështu ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Indeksonline.
Po ashtu, ata njoftuan se është përgatitur edhe festivali “Ditët e Diasporës” ku do të ketë program të pasur kulturor për të gjithë bashkëatdhetarët tanë.
Njoftimi i plotë:
Sot Bordi i Drejtorëve të Komunës ka vendosur që nga 1 Qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase.
Ka dy vite që na mungon ardhja e diasporës në Vushtrri, prandaj me lehtësimin e masave anti Covid, DKRS ka përgatitur edhe festivalin “Ditët e Diasporës” ku do të ketë program të pasur kulturor për të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Mirësevini!