[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjen një lajm i madh për Isa Mustafën



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, ëshjtë takuar sot me kryetarët e degëve të LDK’së, me të cilët, sic është thënë në një joftim per media, është diskutuar për punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe për proceset themelore integruese të Kosovës.

“Kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë mbështetje të plotë kryeministrit dhe Qeverisë për të çuar përpara proceset qeverisëse dhe proceset integruese, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”.

Ky është njoftimi i plotë i LDK’së:

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur javën e shkuar, sot u mbajt mbledhja e rregullt e kyetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, me kryetarët e degëve të LDK-së, në të cilën u diskutua për punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe për proceset themelore integruese të Kosovës.

Njëzërit u vlerësua se kryeministri Mustafa, Qeveria dhe kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së po punojnë me përkushtim në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se këtë e dëshmojnë rezultatet e shumta e tashmë të prekshme.

Si rezultat i qeverisjes së mirë, Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e zhvillimit ekonomik, në luftimin e korrupsionit dhe të krimit dhe këtë e dëshmojnë raportet e të gjitha institucioneve më kredibile ndërkombëtare.

Kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë mbështetje të plotë kryeministrit dhe Qeverisë për të çuar përpara proceset qeverisëse dhe proceset integruese, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kryetarët u pajtuan që degët e LDK-së të punojnë me të gjitha strukutrat që ky proces të finalizohet me sukses dhe që LDK-ja të japë kontribut themelor, me qëllim që qytetarët e Kosovës të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët dhe të mund të lëvizin lirshëm.