Vjen lajmi i madh nga virologu Italian në lidhje me virusin

Dy vjet pas fillimit të pandemisë, a do ta shënojë varianti Omicron fundin e koromavirusit? Kjo është pyetja që po i mundon të gjithë për të cilën nuk ka një përgjigje 100% të sigurtë.

Megjithatë virologu i njohur Italian, Sergio Abrignani shprehet se varianti “Omicron” po shënon fundin e pandemisë. Sipas tij nëse nuk shfaqet një variant më ngjitës do të mund të shpëtojmë nga masat antiCOVID. Me shumë gjasa variantet e Omicronit, si i pari dhe ashtu i dyti do ta shndërrojnë Covidin në një virus endemik.

“Sot, me 85% të popullsisë të vaksinuar, praktikisht kemi rifilluar plotësisht jetën normale. Të gjithë ata qytetarë të cilët janë pajisur me pasaportën shëndetësore nuk janë të përjashtuar nga aktivitet e jetës së përditshme”.

“Eshtë e besueshme”, që Europa “po shkon drejt një faze të fundit”, deklaroi më herët Hans Kluge, i cili është drejtori rajonal për Europën pranë Organizatës Botërore të Shendetësisë (OBSH). Kur vala aktuale omikron në Europë do të bjerë, do të ketë “për javë e muaj” një imunitet ndaj koronavirusit, “ose falë vaksinimit ose sepse njerëzit për shkak të infektimit kanë fituar imunitet”. Kësaj i shtohet edhe efekti favorizues i stinës, nënvizoi Kluge, duke iu referuar ardhjes së pranverës dhe të verës./Botapress.info/

ngjashme