• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vjen lajmi i fundit nga Haga për Thaçin dhe të tjerët

nga Bota Press
4 Nëntor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Në konferencën e 15-të mbi ecurinë në çështjen, ku për krime lufte, po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjykatësi Nicolas Guillou, tha se lidhur me materialin shfajësues, mbrojtja ka ngritur shqetësimin e nxjerrjes me vonesë nga prokuroria.

Sipas tij, mbrojtja ka përmendur dy paketa të nxjerra shtesë të nxjerra me 1 dhe 24 tetor 2022 që përmbajnë një sërë materialesh shfajësuese dhe se mbrojtja ka bërë të ditur se shumica dërrmuese e tyre kanë qenë në zotërim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për një kohë të konsiderueshme .

LEXO EDHE KETE

Situata në veri, shefja e UNMIK-ut bën thirrje urgjente për qetësi

Ai tha se kanë kërkuar të bëhet konstatim shkelje për ZPS për mospërmbushje të obligimeve dhe të rivendoset një afat për ZPS për të finalizuar vlerësimin e  materialit shfajësues brenda 1 muaji.

Avokati Gregory Kehoe, që mbron Thaçin, tha se nxjerrja e këtyre materialeve është bërë me vonesë pavarësisht qortimeve të gjykatësit se duhet të bëhet nxjerrja  menjëherë.

“Nuk di si ta rregullojmë këtë me përjashtim të ndonjë sanksioni që mund të vendoset sepse ka një sërë dokumentesh që vazhdojnë na dorëzohen”, tha ai.

Ai tha se ZPS ka rivendosur dëshmitarët dhe e dinë se edhe në nëntor të 2020, Prokurori i Specializuar, Jack Smith u ka thënë ndërkombëtarëve se ka pasur 37 kërkesa për zhvendosje të dëshmitarëve.

“Sa shtyta i janë dhënë dëshmitarëve për t’i nxitur  të dëshmojnë”, pyeti ai.

Ai tha se nuk kanë asnjë informacion sa i përket kërkesave për zhvendosje të vendbanimit të dëshmitarëve dhe kjo paraqet problem, si dhe shtoi se ata e dinë se kjo është duke u bërë dhe duhet të jepet urdhër nga gjykata që ZPS t’i dorëzoj këtë informacion mbrojtjes.

Sipas tij, e vetmja gjë që dinë është se Smith u ka thënë ndërkombëtarëve në nëntor të vitit 2020 se ka kërkesa të tilla.

Më  pas  përmbajtja u redaktua, kurse u kalua në seancë private kur mori fjalën avokati i Veselit, Ben Emmerson, pasi ky i fundit parashtroi një kërkesë të tillë.

Ndryshe, gjykatësi paraprakisht në fillim të konferencës ka deklaruar se synon që dosjen t’ia kaloj trupit gjykues deri në fund të këtij viti.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Në këtë aktakuzë, thuhet se  përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer përmes pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe/ose kanë ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara në këtë aktakuzë.

Sipas prokurorisë, krahas kësaj ose në alternativë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Tutje, aktakuza thotë se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e akuzuara në këtë aktakuzë ishin gati të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e krimeve të tilla ose të ndëshkojnë autorët e saj./Botapress.info./

Tags: gjykataHagaSpeciale

Të ngjashme

Kosovë

Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Aksident i rëndë mes dy veturave në Gllarevë: Lëndohen pesë persona

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Mirena: Haradinaj mund të bëhet president i Kosovës

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Nuk i ka vizituar asnjëherë krerët e UÇK’së në Hagë- Kjo është arsyeja sipas Kurtit

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia
  • Aksident i rëndë mes dy veturave në Gllarevë: Lëndohen pesë persona
  • Mirena: Haradinaj mund të bëhet president i Kosovës
  • Nuk i ka vizituar asnjëherë krerët e UÇK’së në Hagë- Kjo është arsyeja sipas Kurtit
  • Nxehet debati, Kurti pyetet edhe për Luiz Ejllin: Ndoshta është keq…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.