[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjen edhe mospajtimi i parë mes Trump’it dhe Putinit



Kremlini ka thanë sot se nuk pajtohet me vlerësimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, se Irani asht shteti terrorist numër nji në botë, si dhe theksoi se deshiron me i thellue, siç ka thanë zadhanësi i saj, marrëdhaniet tashma të mira mes Moskës dhe Teheranit.

Kreminili i bani këto komente si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Trumpit n’intervistën për Fox News, të transmetuem gjatë fundjavës, në të cilën Trump u ankue se Irani totalisht e shpërfill SHBA’n.

Zadhanësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thanë gjatë nji konference sot se Moska i sheh gjanat ndryshe nga Trump.

“Rusia e ka nji marrëdhanie miqësore e partnere me Iranin. Na bashkëpunojmë për nji varg gjerash, i vlerësojmë marrëdhaniet tona të tregtisë dhe shpresojmë me i zhvillue ato edhe ma tutje,” ka thanë Peskov.