Një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë banesën e tij, kishin vjedhur një kasafortë në të cilën kishte pasur stoli ari, një telefon celular dhe disa dokumente personale të viktimës dhe familjarëve të tij.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:39, në rrugën “Malush Kosova”, në Prishtinë. Tutje, policia bën të ditur se njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.