[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Viva Fresh Store rrezikon shëndetin e qytetarëve!” (video)



Qytetarët ankohen për sigurinë e produkteve ushqimore

Jo rrallë qytetarët kanë gjetë produkte të dyshimta dhe jo të sigurta për konsum.

Rastet e fundit që janë identifikue ne Viva Fresh Store janë blemja e produkteve të tamblit dhe mishit, të cilët kanë qenë të mykun dhe pa afat.

Para pak ditësh nëpër rrjeteve sociale asht transmetue nji foto ku nji familjar mbas blemjes së ushqimit në këtë kompani, ka hasë në virshle të prishuna. Televizioni Rrokum ka ra në kontakt me personin në fjalë, i cili ka deklarue se nuk asht aspak i sigurt për produktet të cilat i blen në Viva Fresh Store , tue thanë se edhe jogurtat e fëmive shumë shpesh janë të mykun.

Lidhun me këtë çashtje edhe qytetarët e tjerë janë shprehë të shqetësuem, janë ankue, por simbas tyne askush nuk asht marrë me këto çashtje.

Ndërsa, Lamir Thaci thotë se nuk ka qenë i informuem, për rastin në fjalë.

Përveç produkteve të prishuna që kompania Viva Fresh Store i ofron për qytetarët e Kosovës, ajo gjithashtu i mashtron qytetarët tue shitë produktet me çmime ma të shtrejta në bazë të kilogramëve që përmban e në realitet kilogramët e produkteve janë ma pak se sa ato që paraqiten. Viva Fresh Store gjithashtu mashtron qytetarët tue ofrue nji çmim të lirë në raftet e tyne, ndërsa te kaca çmimi asht dyfish ma i madh.