Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka treguar se cfarë po bënin sot me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, në njërin prej shesheve të Prishtinës.
Vitia, Kurti e Konjufca u kapën në foto duke shkruar dicka në disa fletë së bashku.Vitia ka komentuar foton duke thënë se në fakt ata po fshinin dicka nga fjalimet e tyre.
“Kemi fshirë disa gjëra. Fjalimet tona që i kishim të përgatitura për fjalimin tonë në sheshin Zahir Pajaziti. Këtë e bëra unë i pari, pastaj Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. I rregulluam fjalimet tona”, tha ai.
Vitia sot hapi fushatën për raundin e dytë dhe në tubimet e tij ishin të pranishëm edhe shumë zyrtarë qeveritarë.