• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Viti 2018, Albin Kurti në Kuvend: Serbia na ka borxh, njëherë ta paguaj e pastaj bëjmë dialog

nga Bota Press
5 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri Albin Kurti darkoi mbrëmë në Berlin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit tha se VV s’ka qenë kundër dialogut as në të kaluarën.

Si opozitar, Kurti kishte kritikuar ish-shefat e qeverive të kaluara për takimet e krerët e Serbisë.Në një fjalim të vitit 2018 në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha:

“Ne si Kuvend i Kosovës duhet t’i formulojmë kërkesat për Serbinë dhe zyrtarisht të ja dërgojmë Serbisë. Këto gjëra na i ke borxh e mandej bëjmë dialog”.

“Nuk bën dialog pa i formuluar kërkesat për Serbinë. Ajo neve na ka borxh. Borxhlisë duhet të ja kërkojmë borxhin dhe këtë gjë duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës”, u drejtohej Kurti deputetëve .

Kurti, tani kryeministër tha se në darkën joformale me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Berlin, nuk ka pasur gjella të ndryshme, duke aluduar që Kosova ka qenë e barabartë me Serbinë.

“Në atë darkë, nuk kemi pasur gjella të ndryshme, pra ka qenë barazia e palëve dhe i kemi diskutuar temat në dritën e takimit të 13 majit, midis kryenegaciatorëve”, është shprehur ai.

Ai u pyet edhe nëse mendon se ka thyer parimet e tij të mëparshme politike.

“Pra, pavarësisht se a ka darkë apo jo dhe pavarësisht se çfarë darke është unë i këtillë jam dhe njësoj ndjehem. Me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj por në të njëjtën kohë edhe me krenari për këtë përgjegjësi që më është besuar”, tha i pari i qeverisë .

Në Prishtinë ka pasur reagime të shumta, ku shefit të qeverisë i kujtoheshin deklaratat e kaluara.

Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, komentoi në llogarinë e tij në Facebook, takimin Kurti-Vuçiq.

“Bravo kryministër vetëm kështu duhet të vazhdohet të dialogohet me Serrbin. Aaauuuu me falni se ky diskutimi paska qenë në vitin 2018. Darka  paska qenë mbrëm ishte pa kushte po ska lidhje. Tani jemi ne kushte shum ma te favorshme për Dialog sepse e gjithë Bota ëdhtë kundër Rusisë veten Serrbia është pro Rusissë dhe nese tani nuk e shfrytzojm kët situatë kurr më nuk do takëmi”, shkroi Geci në Facebook.

Të ngjashme

Aktuale

Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

“Ishte atentat”, Kërtusha tregon ngjarjen e plotë si autori me kapuç iu afrua në lokalin e Noizyt

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Punimet në rrjet, këto janë zonat që do të mbesin pa rrymë

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Deputeti gjerman: I bëj thirrje Italisë që tani ta vendosë në rend dite kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim
  • “Ishte atentat”, Kërtusha tregon ngjarjen e plotë si autori me kapuç iu afrua në lokalin e Noizyt
  • Punimet në rrjet, këto janë zonat që do të mbesin pa rrymë
  • Paralajmëron Fabrizio Romano – nesër ditë e madhe për ‘dramën’ Mbappe
  • Çmimet e naftës ranë në mëngjes, u rritën sërish pasdite

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.