Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr, i ka bërë një dhuratë të re vetes së tij. Anëtari i PSG ka blerë një vilë të re, në atdheun e tij në Brazil, dhe kjo vilë mund të jetë ëndërr për shumë njerëz, përcjell Botapress.info
Me shtatë dhoma gjumi, një fushë tenisi, një pishinë, një garazh për 20 makina dhe një ashensor panoramik, shtëpia ultra luksoze e Neymar futet në garë për më të mirën nga yjet e futbollit.
Vila e Neymar ka lokacionin në Alphavile, afër qytetit të Sao Paulo në Brazil. Më poshtë mund të shihni disa nga pamjet e shtëpisë së re të Neymar. /Botapress.info/