[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Viktima ndërron jetë pas goditjes nga makina në Korroticë



Në fshatin Korroticë të Drenasit një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një makine.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 21:35 ku vozitësi nga Shqipëria me makinën e tij nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës gjë që ka quar deri të aksidenti, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Të aksidentuar në këtë rast kanë tre meshkuj, por që njëri pra ka ndërruar jetë kurse dy të tjerët janë dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.