[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vidhet makina e Ambasadës së Kosovës në Tiranë! (Video)



Gazeta Express mëson se makina që u vodh gjatë ditës së djeshme në një pikë servisi në Tiranë, është e ambasadës së Kosovës në vendin tonë.

Makina me targë diplomatike CD50-001 u vodh nga një 31-vjeçar, teksa mekanikët e kishin lënë ndezur në hyrje të servisit për ta rregulluar. Autorit, Niko Zaimi nga Tirana, ka shfrytëzuar këtë moment, për të hipur në makinë duke u larguar me shpejtësi.

Pas njoftimit të policisë, autori u kap rreth 30 minuta nga momenti kur kishte vjedhur makinën, në zonën e Laprakës.

Pasi pikasën makinën në mes të trafikut, efektivët i kërkuan autorit të dalë nga automjeti tip BMW, ndërsa 31-vjeçari fillimisht ka bërë të “paditurin” duke deklaruar se makina është e një shoku të tij.