Një ushtar rus është përlotur teksa ka folur me nënën e tij në telefon që nga Ukraina ku ishte zbarkuar për ta pushtuar atë me urdhër të Vladimir Putinit. Pasi ushtari rus është zënë rob, atij i është dhënë ushqim dhe çaj nga vetë ukrainasit.
Siç shihet edhe në video, ushtari nuk i mban lotët teksa flet me nënën e tij dhe ukrainasit kujdesen për të ndërkohë që ai pi çaj dhe merr pak ushqim.