Një zyrtar policor është goditur nga një veturë në autostradë, në fshatin Vragoli. Burimet brenda Emergjencës i kanë thënë se për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ai është pranuar për trajtim mjekësor në QKUK.
Gazeta mëson se ai ka qenë në detyrë në momentin kur është goditur nga një veturë. Gazeta është në pritje të konfirmimit zyrtar nga Policia./Gazeta Botapress.info/